Sport

Këto janë fjalët e Shpëtim Idrizit pas transferimit të Milot Avdylit në Zvicër  

Autori: Erion Maliqaj 19:40 | 01 February 2021

Milot Avdyli, talenti nga Vushtrria gjatë ditës së hënë ka bërë një hap të madh në karrierën e tij prej futbollisti, shkruan Gazeta inFokus.

Avdyli nga klubi i Trepçës ’89 është transferuar te skuadra FC Aarau që bënë gara në Ligën e Parë të Zvicrës.

Sulmuesi 18 vjeçar ‘shpërthimin’ e tij në elitën e futbollit kosovar e bëri falë mundësisë së klubit nga Mitrovica dhe trajnerit, Shpëtim Idrizi, i cili besoi dhe i dha hapësirën e duhur reprezentuesit të Kosovës U-19.

-Advertisement-

May be an image of 1 person dhe tekst

Lidhur me transferimin e Milot Avdylit në kampionatin zviceran, Gazeta inFokus, ka biseduar me trajnerin e Trepçës ’89, Shpëtim Idirizin, i cili ishte ndër më meritorët për këtë sukses të futbollistit vushtrrias.

Idrizi transferimin e Milotit në Ligën e Parë të Zvicrës e ka cilësuar si hap të madh në karrierën e Avdylit, derisa ka lavdëruar punën e madhe të sulmuesit 18 vjeçar.

“Transferimi i Milotit në klubin e Aarau është një hap i madh për karrierën e tij, i cili me punë dhe përkushtim arriti që shumë shpejt të kaloi në Ligën e Parë të Zvicrës. Ai është një djalë i urtë, shumë punëtor dhe i disiplinuar. I dëshiroj shumë fat dhe suksese në ekipin e ri”, tha fillimisht Idrizi për Gazetën inFokus.

Shpëtim Idrizi flet pas ndeshjes dramatike me Ballkanin, tregon sa a ka besuar në rikthimin sensacional - inFokus

Tekniku mitrovicas me pas vlerësoi punën profesionale të drejtuesve të klubit të Trepçës ’89.

“Këtu shihet puna profesionale e Trepçës ’89 dhe serioziteti i kryetarit, Abedin Zeka dhe drejtorit Arsim Islami, ku ju japin hapësira lojtarëve te rijnë. Kjo shihet se për çfarë klubi serioz bëhet fjalë, brenda katër muajve ti transferosh dy lojtarë normal që është për çdo lëvdatë dhe mëritë e kryetarit, Abedin Zeka dhe besoj që nuk do të jenë te fundit këta dy futbollistë që do të dalin në Evropë nga Trepça ’89”, deklaroi Shpëtim Idrizi.

Milot Avdyli ka nënshkruar kontrat dy vite e gjysmë me klubin e Aarau, kurse Trepça ‘89 do ta zotëron kartonin e tij prej 50%, ku do që të transferohet sulmuesi 18 vjeçar.

Para Milot Avdylit nga Trepça ’89 në Evropë është transferuar edhe sulmuesi nga Klina, Arb Manaj, i cili tani luan në Ligën e Parë të Turqisë me skuadrën e Keciorengucut./Gazeta inFokus/

May be an image of një ose më shumë njerëz dhe people standing

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera