Lajme

Këto janë fjalët e para të Hadergjonajt pasi i tha PO Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 09 May 2019

Florent Hadergjonajt edhe zyrtarisht i ka thënë PO Kombetarës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti i Huddersfieldit pak minuta pasi pranoi ta veshë fanellën e Kosovës iu është drejtuar “Dardanëve” më këto fjalë:

“Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë. Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë”, ka shkruar Hadërgjonaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera