Sport

Këto janë fjalët e Bylbyl Sokolit pas humbjes nga Llapi

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 21 February 2021

Gjilani nuk po arrinë assesi të këndellet në stinorin pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës dhe pas barazimit ndaj Feronikelit, gjilanasit kanë pësuar humbje në udhëtim te Llapi me rezultat 3-1.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, golat për vendasit i shënuan Prençi (3’), Zhdrella (47’) dhe Shabani (90’) , kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi, Progni (54’).

-Advertisement-

Pas ndeshjes ka folur trajneri Gjilanit, Bylbyl Sokoli, i cili ka thënë se çdo humbje i prish planet, por ka shtuar se ka ende për tu luajtur.

“Luajtëm me jo përgjegjësi në pjesën e parë dhe pranuam dy gola, më pas tentuam të riktheheshim në pjesën e dytë, por bëmë shumë gabime në mesin e fushës. Çdo humbje e jona prish planet, por ka ende shumë për t’u luajtur”, deklaroi Sokoli për “Art Sport”.

Pas kësaj humbje, Gjilani mbetet i katërti me 30 pikë të arkëtuara nga 20 ndeshje të zhvilluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera