Këto janë fjalët e Armend Dallkut pasi u shpall trajneri më i mirë për vitin 2020 në Komunën e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus
22:29 | 23 February 2021
Armend Dallku e ka fituar çmimin trajneri më i mirë i vitit 2020 në Komunën e Prishtinës, shkruan Gazeta inFokus.
Kuvendi Komunal, përkatësisht Drejtoria e Sportit e ka shpallur Dallkun si më të dalluarin për vitin që lamë pas.
Pasi e mori çmimin trajneri i Dukagjinit të Klinës ka reaguar në llogarinë e tij zyrtare në facebook.
Dallku ka thënë se ëndrrat e mëdha realizohet në qoftë se beson fuqishëm në to.
Tutje ish-trajneri i Prishtinës ka falënderuar Kuvendin Komunal dhe Komisionin Vlerësues për këtë çmim.
“Ëndrrat e mëdha realizohen në qoftë se beson fuqishëm në to. Falënderim Kuvendit Komunal, konkretisht Departamentit të Sportit, e posaçërisht Komisionit Vlerësues për Vlerësimin si Trajner i Vitit në Komunën e Prishtinës për vitin 2020. Ky çmim shkon edhe për bashkëpunëtorët e mi Artan Luzi dhe Agon Ramadani dhe të tjerët që ishin pjesë e jona”, ka shkruar ai në facebook.
Armend Dallku në vitin 2020 e ka fituar Kupën e Kosovës në futboll me skuadrën e Prishtinës, kurse aktualisht drejton ekipin e Dukagjinit të Klinës.
Më poshtë keni postimin e plotë të ish-lojtarit të kombëtares shqiptare./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...