Sport

Këto janë fjalët e Armend Dallkut pasi Dukagjini arriti fitoren e parë në këtë sezon në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 30 September 2021

Skuadra e Dukagjini e ka regjistruar fitoren e parë në këtë sezon në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Dukagjini e ka mposhtur Dritën me rezultat 2-1, në sfidën e vlefshme për xhiron e shtatë në Superligë.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i klinasve, Armend Dallku, i cili është shprehu i lumtur me fitoren e arritur ndaj gjilanasve.

“Jemi të lumtur për këtë fitore, pasi kemi pritur gjatë për këtë gjë. I falënderoj tifozët edhe një herë për mbështetjen, lojtarët luftuan deri në fund dhe e gjitha është meritë e tyre”, tha fillimisht Dallku për Art Sport.

Me pas tekniku prishtinas foli edhe për problematiken e të luajturit me një futbollist me pak.

“Problematika e parë është zëvendësimi i një qendër mbrojtësi, është shumë e vështirë të luajmë me një lojtar më pak. Vendosëm të ndryshojmë strategjinë tonë dhe në fund rezultuam të suksesshëm”, deklaroi Armend Dallku.

Pas kësaj fitoreje, Dukagjini ka kaluar në pozitën e tetë me 6 pikë, kurse Drita ka zbritur në vendin e pestë me 11 sosh./Gazeta inFokus/

Të tjera