Këto janë dy kategoritë për të cilat qeveria ndau sot 19 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus
09:46 | 21 October 2022
Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje elektronike ku është vendosur që të ndahen 19 milionë euro për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.
Këto para janë ndarë për sektorin e energjisë për tejkalimin e krizës dhe mbështetjen e likuiditetit familjar, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas vendimit të qeverisë në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro (5.000.000,00 €) për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.
Masa 3.7, masë kjo e cila parasheh alokimin e 20 milionë eurove për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Ndërsa, me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej katërmbëdhjetë milionë euro (14.000.000,00 €), për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar.
Masa 3.6. – Mbështetja e likuiditetit familjar – 10 mil EUR Me qëllim të adresimit të likuiditetit familjar, do të subvencionohen kreditë për konsum deri në 3,000 euro. Kjo do t’iu mundësoj shumë familjeve të mbyllin bilancet e kredit-kartelave që kanë interesa shumë të larta, dhe njëkohësisht të përgatiten për vjeshtë duke pasur likuiditetin e nevojshëm për mbulimin e shpenzimeve sezonale./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Dakaj publikon dëshmi si KEK tentoj të mashtron opinion publik me një postim në FB e pas 3 ore e demantoj vetë Kryeshefi
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar pas një postimi të bërë nga Korporata Ener...
-
Nesër përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit
Ditën e nesëme për herë të 35-të me radhë deputetët do të tentojnë të konstit...
-
Godet Ganimete Musliu, “Unë nuk e votoj Albulena Haxhiun se e ka djeg Kuvendin në emër të Astrit Deharit”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar sit...
-
Shteti pagoi gjysmë milioni euro në 5 muaj për persona që u burgosën e arrestuan pa faj
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti ...
-
Guri – VV-së: Mos pritët me fsheh marrëveshjen me Listën Serbe pas deputetëve të LDK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka thënë se vota e...
-
Pjesa veriore e Mitrovicës nesër mbetet pa ujë, shkak punimet në rrjetin e ujësjellësit
Pjesa veriore e Mitrovicës do të mbetet pa ujë gjatë ditës së shtunë. Kësh...
-
Babë e bir shpëtohen në Pogradec, rrezikoheshin të mbyteshin në liqe
Policia e kufitare e Shqipërisë ka ndihmuar dy qytetarë që rrezikoheshin të m...
-
Përfundon takimi diplomatik me Teheranin, Kallas thotë se “palët ranë dakord të diskutojnë çështjet bërthamore”
Takimi mes ministrave të Jashtëm evropianë dhe një delegacioni iranian në...
-
Xhafer Tahiri rikandidon për kryetar të Vushtrrisë
Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se do të rikandidojë për kryetar të Vushtrrisë...
-
Tërmet i fuqishëm godet Iranin
Një tërmet me magnitudë prej 5.1 shkallë të rihterit e ka goditur provincën S...
-
Haradinaj njofton se Agron Kuçi do të jetë kandidat i AAK’së për kryetar të Junikut
Në një takim të mbajtur sot me strukturat e degës së Aleancës për Ardhmër...
-
Hashani i KEK-ut e pranon se vetë paralajmëruan kolapsin energjetik: Pati pasiguri nga ekipi i TC “Kosova A”
Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka pranuar se ishte vetë kjo ko...