Lajme

Këto janë dy dorëheqjet e sotme nga AAK-ja

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 01 November 2022

Vjollca Kabashi – e cila dje dha dorëheqje nga posti i Drejtoreshës së Mirëqenies Sociale në Prizren, sot ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e saj në Degën e Prizrenit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kabashi përvec dorëheqjes nga kjo parti, e ka akuzuar edhe kryetarin e kësaj dege për abuzim me pushtet.

“Ju njoftoj qe nuk jam më pjese e AKK-se dega ne Prizren aq me pak nuk i nenshtrohem ketij kryetari te ri , duket shumë e dukshme qe duke nisur ndodhit ne parti është e pashmangshme te mos shohim ndodhi ne pushtet. AAk-ja nuk ka qen model i PDK-se por me kryetarin e tanishem eshte shendrruar ne nëndeg zë PDK-ës , duke nisur nga kerkesat e pageses e deri te abuzimet ne pushtet.”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

-Advertisement-

Dorëheqje ka dhënë sot edhe kryetari i nëndëgës së AAK-së në Tusuz, Erion Krasniqi.

Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ku thotë se arsyeja kryesore që ka marrë një vendim të tillë është se nuk dëshiron të flitet në medie për keqmenaxhim të shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera