Lajme

Këto janë disa nga dështimet e qeverisë Kurti, sipas Tahirit

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 02 December 2024

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka listuar disa nga dështimet e qeverisë Kurti, për të cilat siç tha ai, kryeministri Albin Kurti duhet të japë përgjigje.

Sipas tij, qeveria Kurti është qeveria me rekorde sa i përket shkeljeve kushtetuese, dhe më korruptive për kontratat njëburimore.

“Kjo qeveri me 22 mars të vitit 2021, ky kryeministër ka sjell një ekspoze e cila fund e krye ka qenë një pamflet me gjuhë të thatë dhe e cila po vërtetohet që tash 4 vite prapa ka arritur të jetë vetëm një listë e dëshirave e këtij kabinetit qeveritar e kryeministrit dhe jo veprim. Duhet t’ua rikujtoj qytetarëve se për çka po flasim dhe cila është lista e skandaleve dhe dështimeve që përfshin këtë qeveri”, tha Kurti.

-Advertisement-

“Kjo qeveri është qeveria më rekorde e shkeljeve kushtetuese, 9 raste janë të konfirmuara në Gjykatën Kushtetuese si ligje antikushtetuese të cilat në esencë qëllim kanë pasur kapjen e shtetit dhe dëemtimin e ekonomisë së lirë. Dështimi i dytë, ndërlidhet me një ndër problemet dhe skandalet më korruktpive në histori të Kosovës – e tenderëve njëburimorë. Në 22 mars të vitit 2021 deri më 1 shtator të vitit 2024 kjo qeveri ka lidhur 2123 kontrata me procedurë të negociuar me lidhje të shkurtër pa publikim njoftim të kontratës njëburimore me vlerë prej 272 milionë e 954 mijë e 724 euro. Skandali tjetër është ai i Martin Berishajt dhe pazareve që kanë ndodhur me energjinë për çka qeveria Kurti duhet të deklarohet, a ka qenë në dijeni? Më pas, skandali në KEK. Nagip Krasniqi sot ka aktakuzë, rasti është në prokurori, hajnia dhe keqmenaxhimi janë marramendëse. Skandali në RTK. Poashtu, Kurti duhet të tregojë se si u fal borxhi i ujit, pse është falur, cila është procedura dhe ku është kjo situatë”, u shpreh deputeti Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera