Lajme

Këto janë detajet e panairit të librit të sivjetmë

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 01 June 2018

Panairi jubilar, i 20-të, do të mbahet nga 5-10 qershor 2018 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 5 qershor, në orën 18:00. Panairi do të mbyllet më 10 qershor, në orën 18:00.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9.00-20.00.

-Advertisement-

Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.

Numri i titujve të rinj, rreth 1400-1500.

Numri i titujve të viteve të fundit, rreth 5000.

Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar, dhe në 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore:

– 550-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – VITIT TË SKËNDERBEUT

– 300-vjetori i lindjes së Teodor Kavaliotit

– 200-vjetori i lindjes së Zef Jubanit

– 100-vjetori i lindjes së Tajar Hatipit

– 100-vjetori i lindjes së Vorea Ujkos

– 100-vjetori i lindjes së Spiro Çomorës

– 100-vjetori i lindjes së Pashko Gjeçit

– 200-vjetori i lindjes së Turgenjevit

– 100-vjetori i lindjes së Moris Dryonit

– 100-vjetori i lindjes së Solzhenicinit

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit.

SHBK-ja po ashtu ka paraparë të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në Prozë, Poezi, Kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë, Përkthim letrar, Projektin kapital

Këtu do të shpallet edhe Shkrimtari i vitit (letërsi shqipe), Shkrimtari i vitit (letërsi e huaj) dhe Stenda më e vizituar

Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj.

Panairi do të organizojë përurime, debate, paraqitje, dedikime shkrimtarësh:

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera