Lajme

Këto janë arsyet që Qeveria dështoi ta dërgojë në Kuvend Demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 08 May 2017

Isa Mustafa dhe Kadri Veseli nuk po pajtohen për procedimin e Demarkacionit në Kuvend, edhe pse kryeministri ua ka dhënë fjalën amerikanëve se kjo do të ndodhë sot gjatë mbledhjes së Qeverisë. Por çfarë qëndron prapa mospajtimeve të dy partive të koalicionit?

Siç dihet, me kërkesë të opozitës, Kryesia e Kuvendit tashmë ka caktuar një seancë ku do të votohet për rrëzimin e Qeverisë. Kjo seancë do të mbahet të mërkurën. I vetëdijshëm se karrigia mund t’i lëkundet, Mustafa po përpiqet ta evitojë këtë skenar. Ai po kërkon që së pari të votohet mocioni i opozitës, duke llogaritur që PDK-ja nuk do të votonte kundër Qeverisë pa u votuar Demarkacioni, pasi në këtë mënyrë subjekti që drejtohet nga Kadri Veseli, do të mbetej fajtor që Demarkacioni nuk është votuar në Kuvend. Por, pa arritur situata deri këtu, Veseli ka ndërmarrë një veprim tjetër, duke ia kërkuar Mustafës 33 nënshkrime të deputetëve të LDK-së, si një lloj garancie se Demarkacioni do të votohet kur të hidhet në votim. Në këtë mënyrë ministrat e PDK-së do të jepnin mbështetjen e tyre në Qeveri që Demarkacioni të shkojë në Kuvend. Ndërkohë, Veseli ka thënë se edhe ai do t’i deponojë nënshkrimet e subjektit të tij.

Si pasojë e këtyre kalkulimeve, sot ka dështuar mbledhja e Qeverisë, e paraparë të mbahet në orën 10:00. Në sallë janë paraqitur vetëm disa ministra të LDK-së, ata të Listës “Srpska”, por jo edhe ata të PDK-së. Bashkëpunëtorë të Mustafës kanë thënë se mbledhja është shtyrë për ditën e mërkurë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera