Këto janë ankesat që i ka pranuar Avokati i Popullit lidhur me procesin zgjedhor
Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 19 October 2019
Avokati i Popullit ka pranuar dy ankesa lidhur me procesin zgjedhor me pretendimin se ka pasur shkelje të drejtës se votës. Njëra ankesë është grupore dhe ka të bëjë me votat e diasporës që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka shpallur të vlefshme, ndërsa tjetra është ankesë individuale. Avokati i Popullit Hilmi Jashari thotë se institucioni që ai drejton do t’i shqyrtojë ankesat e pranuara dhe do të dalë me qëndrim.
Ditën e 6 tetorit, kur po zhvilloheshin zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, institucioni i Avokatit të Popullit ka mbajtur të hapur zyrën qendrore dhe të gjitha zyret rajonale në vend, me qëllim të pranimit të ankesave të mundshme me pretendimet për shkelje të votës apo cenimin a keqpërdorimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Në një intervistë për KosovaPress, Hilmi Jashari thotë se në ditën e zgjedhjeve nuk kanë pranuar asnjë ankesë, veçse pas asaj dite, organizata jo-qeveritare “Germin” i është drejtuar këtij institucioni me ankesë lidhur me votat e diasporës, të cilat janë konsideruar të pavlefshme, meqë kanë arritur me vonesë.
Jashari: Avokati i Popullit ka pranuar dy ankesa lidhur procesin zgjedhor
“Dy ankesa, njëra është grupore që trajton të drejtën e votës të personave që jetojnë jashtë Kosovës, votimi që është bërë jashtë Kosovës dhe konsiderohet që ato votime kanë qenë të rregullta deri më datë 5 tetor, ndërsa kanë arrit me vonesë në postë e KQZ, gjëja se me pretendimin e një argumenti ligjor nuk i konsideron këto të vlefshme dhe për ketë arsye nuk i fut në procesin e numërimit, dhe kjo është ankesa që është paraqitur dhe do të shohim në ditët në vijim për të parë cili do të jetë qëndrimi i Avokatit të Popullit”, thotë ai.
Ankesa tjetër siç tregon kreu u institucionit të Avokatit të Popullit është individuale, e cila ka arritur me postë elektronike dhe individi pretendon që ka pasur shkelje të drejtës së votës.
Jashari thotë se janë në fazën e shqyrtimit dhe në ditët në vijim do të kenë qëndrim lidhur me ankesën e parashtruar.
Ndërkohë për atë të organizatës “Germin”, thotë se fillimisht është adresuar edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe pritet vendimi pas shqyrtimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Jashari përgjigjet edhe rreth padisë ka bërë në gjykatë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht për vendimin e këtij institucioni për certifikimin e listave zgjedhore nga partitë politike, e që sipas Avokatit të Popullit është në kundërshtim me ligjin për barazi gjinore, kuotën 50-50.
Siç deklaron Jashari, rasti është në proces dhe ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar.
Jashari: Padia për KQZ-në është në proces, ende nuk ka vendim përfundimtar nga gjykata
“Kjo është përcjellë me një masë të përkohshme për gjykatën si padi, është kërkuar gjithashtu të pezullohet procesi derisa Gjykata të konstatojë nëse ka pasur shkelje të kësaj të drejte apo jo. Masë e përkohshme është nxjerrë nga Gjykata Themelore dhe është refuzuar kjo kërkesë e Avokatit të Popullit si masë e përkohshme, ndërsa pjesa tjetër e padisë ende është në proces dhe ende nuk është vendosur përfundimisht”, thotë ai.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 6 tetor, ndërkohë ende nuk janë certifikuar rezultatet finale nga KQZ, meqë ende nuk ka përfunduar rinumërimi i cili po bëhet si pasojë e pasojë e parregullsive me fletëvotime.
Të tjera
-
Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia
Ushtria serbe raportohet se i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva...
-
Kur do të hapet Ura e Ibrit ?
Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të S...
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...