Këto janë 5 ngjarjet e javës sipas Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 01 October 2022
Përmes një fotografie të shpërndarë në Facebook nga zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu janë të listuara pesë ngjarjet kryesore të javës.
Ngjarja e parë kryesore sipas Qeverisë është: Këtë javë janë bërë 1 vit prej kur për herë të parë filloi skema e Shtesave për Fëmijë dhe Shtesave për Lehona.
Pastaj vjen nënshkrimi i kontratave për ndërtimin e pesë çerdheve të reja në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Miresh të Gjilanit.
Në këtë javë, ngjarje kryesore u vlerësua edhe ekzekutimi i pagesave të dyfishta të asistencës sociale për 25 mijë familje.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:
Pesë ngjarjet kryesore të javës:
🔵Këtë javë u bënë një vit prej kur për herë të parë filloi skema e Shtesave për Fëmijë dhe Shtesave për Lehona. Deri më tani, nga kjo mbështetje kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë dhe mbi 20 mijë lehona (Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve).
🔵U nënshkruan kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve të reja në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Miresh të Gjilanit. Ndërtimi pritet të fillojë javën e ardhshme. Ndërkaq në procedura të tenderimit janë edhe katër objekte që do të shndërrohen në çerdhe (Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit).
🔵U ekzekutuan pagesat e dyfishta të asistencës sociale për 25 mijë familje. Shtatori është muaji i katërt gjatë qeverisjes sonë që familjet me asistencë sociale përfitojnë nga dyfishimi i pagesës (Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve).
🔵U proceduan për pagesa edhe mbi 10 milionë euro në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022. Gjithsej, deri më tani janë proceduar për pagesa 42 milionë euro për mbi 25 mijë bujq dhe fermerë përfitues vetëm në kategorinë e subvencioneve (Ministria e Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural).
🔵Për të lehtësuar angazhimin në institucionet tona të bashkatdhetarëve tanë që janë profesionistë shëndetësorë, ata do të lirohen nga obligimi për t’u pajisur me leje pune afatshkurtër dhe do t’i kenë më të thjeshta procedurat e aplikimit për licencim (Ministria e Shendetësisë).
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...