Lajme

Këto ishin fjalët e mëdha të Albin Kurtit për Haki Abazin, ditën kur u anëtarësua në Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 16 February 2023

Deputeti Haki Abazi, ditën kur u anëtarësua në Vetëvendosje atij iu bë një pritje ‘madhështore’.

Madje, pati edhe fjalë të mëdha për Abazin nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në Lëvizjen Vetëvendosje”, kishte shkruar ndër të tjera Kurti me rastin e aderimit në VV, me ç’rast ishin mbledhur të gjitha ‘kokat’ më të larta të këtij subjekti politik për t’i uruar mirëseardhje.

-Advertisement-

Më 20 gusht të vitit 2019, Abazi nga një kritik i ashpër i qeverive të kaluara, vendos që të hyjë në partinë e Albin Kurtit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera