Këto gjëra kurrë mos ua thoni fëmijëve
Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 20 July 2017
Të jesh prind kërkon përgjegjësi edhe kur është fjala për zgjedhjen e fjalëve.
Përdorimi i fjalëve të duhura mund të ndryshojë pikëpamjet e një fëmije rreth botës ose të bëjnë që ata të ndërtojnë moral të dobët.
Gazeta Express ka mësuar rreth fjalëve të cilat ndikojnë në mënyrë negative në zhvillimin mendor të fëmijës, të cilat mund t’i mësoni edhe ju më poshtë.
“Duhet t’i dëgjosh të rriturit”.
Duke e dëgjuar këtë, fëmija mendon: “Të gjithë të rriturit janë të mençur dhe të mirë. Duhet të bëj çfarë thonë ata”. Kjo frazë është e rrezikshme sepse fëmija fillon t’iu besojë të rriturve, duke përfshirë të panjohurve, dhe nuk pret ndonjë të keqe nga ata.
Fraza e duhur: “Duhet t’i dëgjosh prindërit”. Kjo ndihmon zhvillimin e të menduarit kritik të fëmijës dhe të mbajë distancë të shëndetshme me të panjohurit.
“Mos qaj!”.
Duke e dëgjuar këtë, fëmija mendon: “Është keq t’i shfaqësh emocionet. Duhet t’i mbaj lotët”. Ai mund të rritet duke qëndruar i heshtur dhe i mbyllur. Këto emocione që ai i mban në vete herët apo vonë do të manifestojnë agresion.
Fraza e duhur: “Më trego çfarë ke”. “Pse po qanë?”. Nëse fëmija rrëzohet ose lëndohet, provoni t’i thoni: “A po qanë sepse po të dhemb apo sepse u frikësove?”. Kjo do të provojë një bisedë e cila do të ndihmojë fëmijën t’i tregojë emocionet e tij.
“Mos u bëj lakmitar!”
Duke e dëgjuar këtë, fëmija mendon: “Duhet të ndaj çdo gjë me të gjithë. Nuk ka asgjë që është vetëm e imja”. Me kalimin e kohës, këto mendime do të zhvillohen në një sjellje sakrifikuese. Ai nuk do t’i mbrojë vlerat e tij, duke menduar se nuk ka asnjë.
Fraza e duhur: “A po e lejon këtë djalë të luajë me lodrën tënde për pak?”. “Ndoshta dëshiron t’i shkëmbeni lodrat për pak?”. Jepi fëmijës një mundësi për t’i menaxhuar gjërat e tij vetë. Nëse është kundër ndarjes së lodrave, atëherë mos insistoni.
“Kush ta ka mësuar ty këtë?” (për ndonjë gjë të keqe)
Duke e dëgjuar këtë, fëmija mendon: “Prindërit e mi nuk e dinë se unë vetë e kam mësuar këtë”. Një fëmijë i tillë do të mendojë se mund të kalojë pa u dënuar, pasi faji i është lënë dikujt tjetër.
Fraza e duhur: “Pse e bëre këtë?” Kjo do t’ju ndihmojë që ta zbuloni nëse fëmija e ka mësuar këtë vetë apo e ka dëgjuar nga dikush. Jepni atij mundësinë që të shpjegohet për veprimet e veta.
“Shikoje këtë vajzë të bukur”
Duke e dëgjuar këtë, fëmija mendon: “Jam më i keq se të tjerët. Nuk ka kuptim të provoj ndonjë gjë. Nuk do të funksionojë”. Duke e krahasuar atë me dikë tjetër ndikon negativisht në vetëvlerësimin e tij, duke e bërë që të mendojë se kurrë nuk do të arrijë asgjë.
Fraza e duhur: “Të dua. Mund ta bësh edhe ti këtë”. Shpërfaqni aftësitë e fëmijës tuaj dhe tregoni se besoni në të. Mbajeni në mend, fëmija juaj është unik dhe ka talentet e veta, transmeton Gazeta Express.
“Flasim në shtëpi”
Duke e dëgjuar këtë, ai mendon: “Prindërit e mi do të më lëndojnë. Ata nuk më duan. Nuk dua të shkoj në shtëpi. Për fëmijën, prindërit më nuk janë të dashur, por kërcënim për të – dhe shtëpia bëhet një vend ku fëmija përjeton ndëshkime.
Fraza e duhur: “Më lër të të tregoj se çfarë më zhgënjeve”. Duke e dëgjuar këtë, fëmija do të mësohet të të mos zhgënjej me veprimet e ardhshme.
“Je shumë i ri për të menduar për këtë”
Duke e dëgjuar këtë, fëmija mendon: “Dua ta di. Do ta pyes dikë tjetër!”. Nëse fëmija juaj ju bën pyetje të parehatshme por nuk e merr informacionin që do, do të tentojë ta marrë atë nga dikush tjetër – nga njerëzit më pak kompetent.
Fraza e duhur: “Nuk jam gati të përgjigjem tani. Më duhet pak kohë”. Mos e evitoni fëmijën. Nëse ju pyet diçka, provoni të përgjigjeni. Kështu do të keni autoritet mbi të dhe nuk do ta humbni besimin e tij.
Të tjera
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...