Lajme

Këto dy fshatra të Fushë Kosovës të shtunën mbesin pa ujë

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 24 March 2022

Ditën e shtunë, më datë 26 mars 2022 do të realizohen punime teknike, ku do të zhvendoset gypi i ujit AC 350 mm në fshatin Bresje të komunës së Fushë Kosovës.

“Pa furnizim me ujë të pijshëm , pasnesër duke filluar nga ora 08:00-16:00 do të mbesin konsumatorët e një pjese të fshatit Uglar dhe Bresje ( pjesa te tregu).

Realizimi i punimeve teknike po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më të mirë dhe më funksionale të ujit”, njofton KRU “Prishtina”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera