Fun & Video

Këtë studim duhet ta lexojnë meshkujt tullac

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 17 May 2017

Nëse një gjë është e vërtet në këtë jetë, ajo është fakti se numri i meshkujve tullacë të suksesshëm është tejet i lartë.

Dhe kjo, sipas hulumtimeve, nuk është ndonjë koincidencë.

Përgjatë tri studimeve të ndryshme, të udhëhequra nga Albert E. Mannes, 59 pjesëmarrësve u ishin treguar fotografi të meshkujve me kokë të mbuluar nga flokët, dhe disa tjerëve u ishin treguar fotografi të po atyre meshkujve, por që në mënyrë digjitale i kishin bërë tullacë.

-Advertisement-

Mannes ka zbuluar se versionet e meshkujve si tullacë ishin perceptuar nga pjesëmarrësit si më dominues, mashkullorë, me vetëbesim më të lartë, më të gjatë dhe më të fuqishëm sesa ç’ishin në të vërtetë.

Por, meshkujt të cilët kishin qenë vetëm pjesërisht tullacë – pra nuk kishin pasur flokë vetëm në një pjesë të kokës – ishin perceptuar si më pak tërheqës dhe më të dobët.

Mannes thotë se këto trajta, veçanërisht dominanca, njihen si indikatorë të asaj se sa i suksesshëm është një person.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera