Lajme

Këtë ditë do të ndryshojë moti, priten edhe reshje bore

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 04 January 2022

Temperaturat gjatë ditëve të para të këtij viti kanë shënuar rritje, por, në fund të kësaj jave, parashihet të kthehen reshjet e borës dhe i ftohti, raporton Express

Sipas “Prishtina Weather”, gjatë ditës së enjte do të ketë vranësira, derisa pasdite prishjen edhe reshje shiu, e me rënien e temperaturave reshjet e shiut mund të shndërrohen edhe në borë.

Por, nga dita e premte, reshjet pritet të pushojnë derisa vranësirat do të shpërndahen deri në mbrëmje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera