Këta janë Vip-at shqiptarë që gjetën dashurinë në rrjetet sociale

Autori: Gazeta inFokus
20:43 | 01 October 2020
Histori të bukura dashurie! Si filluan ato:
1. Marina dhe Getoari janë njohur në Instagram. Ka qenë Geti ai që i ka shkruar i pari Marinës duke i kërkuar ta takonte. “Pse duhet të takohem me ty?”, ia ka kthyer Marina “Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë? S’na lidh asgjë”
“Ne të dy mund të bëjmë shumë gjëra bashkë”, i është përgjigjur Geti. E ftuar në “Xing me Ermalin”, moderatorja tregoi se pas këtij mesazhi nuk i shkruajti më Getit por ai kishte insistuar dhe një ditë tjetër i kishte shkruar sërish: “Pse s’më kthen përgjigje? Të ka ngelur hatri?”.
Marina i kishte kthyer përgjigje duke i thënë se ka qenë e zënë me punë dhe më pas biseda kishte vazhduar derisa çifti nisi një lidhje që u kurorëzua në martesë dy vite më parë.
2. Floriana Garo dhe avokati Enis Daci janë njohur në Linkedin. Ky aplikacion biznesi i ka bërë bashkë çiftin dhe mund të themi se historia e tyre e dashurisë është ndër më të rrallat pasi nuk kemi dëgjuar më parë për çifte që janë njohur në Linkedin. Ishte Enisi ai që i shkroi Florianës dhe moderatores i kishte bërë përshtypje mesazhi i tij.
“Jam njohur virtualisht online në një platformë që nuk përdoret shumë, Linkedin. Pashë që më kishte ardhur një mesazh i cili ishte i shkruar dhe i artikuluar mirë. Më pëlqeu shqipja e tij. Folëm për shumë kohë bashkë dhe më pas vendosëm të takoheshim. U takuam në Itali”, ka treguar Floriana.
3. Lorik Cana dhe Monika fillimisht e kanë parë njëri-tjetrin në një restorant e më pas futbollisti i kërkoi menaxheres që t’i jepte numrin e tij Monikës. Pas këtij momenti, çifti u njohën më mirë me njëri-tjetrin nëpërmjet mesazheve të shpeshta.
Loriku ishte i bindur se Monika do e telefononte dhe ashtu ndodhi. Çifti sot janë të martuar dhe kanë krijuar familjen e tyre. Ata janë prindër të 2 femijeve.
4. Loredana dhe Mozzik janë njohur në Instagram dhe shkak është bërë një follow. Mozzikut i ka pëlqyer shumë Loredana dhe vendosi t’i bëjë follow e t’i shkruajë.
Reperi ka qenë me fat pasi Loredana i ktheu përgjigje dhe nisën bisedimet e gjata derisa çifti erdhi në fazën e lidhjes. Çifti sot edhe pse te ndare jane prindër të një vajze shume te embel.
5. Rudina Magjistari dhe ish-kampioni i Kickboxit, Xhavit Bajrami janë njohur në Facebook. Ata nuk njiheshin më parë, kur Xhaviti i shkruajti Rudinës një mesazh përshëndetës.
“Përshëndetje nga Tokio”, i kishte shkruar Xhaviti moderatores së cilës i kishte bërë përshtypje ky mesazh dhe nga kurioziteti e ftoi në emision. “Impakti i parë ishte sapo e pashë kur hyri në studio, pastaj u plotësua edhe nga detaje të tjera”, është shprehur Rudina. Çifti sot janë të martuar dhe prindër të një vajze.
6. Armando Sadiku dhe e fejuara e tij Elona janë njohur në Facebook. Elona ishte fanse e Sadikut dhe i shkruante shpesh atij mesazhe derisa futbollisti iu përgjigj. Më pas mes tyre filluan komunikimet dhe mesazhet e shpeshta, bën të ditur Xing.al. Çifti u shfaqën për herë të parë së bashku në eventin ODA vitin e kaluar. Lidhja e tyre u zyrtarizua me një fejesë që u organizua privatisht.
7. Blendi Salaj dhe bashkëshortja e tij Anora janë njohur në Facebook pasi kishin miq të përbashkët. Gjithçka filloi me një ‘like’ dhe më pas vazhdoi me biseda në privat për orë të tëra.
Moderatori ka treguar se në kohën kur u njoh me Anorën, ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prandaj komunikimi nëpërmjet Facebook-ut vazhdoi për 2-3 muaj.

Të tjera
-
Dodik e shmang paraburgimin, paraqitet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuaj...
-
Aksident zingjiror mes disa veturave në Veternik
Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht ...
-
Policia në Mitrovicë parandalon përleshje mes të rinjve, arrestohen 15 persona
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar...
-
Zja*rri përfshin majën e Goleshit në Drenas, pamje alarmante nga vendngjarja
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit në Drenas, du...
-
E pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i një pacienti
Një intervenim i pazakontë është bërë në spitalin e përgjithshëm të Pejës. ...
-
Alarmon avokati Fetahu: Komisioni i fshehtë në Kuvend është jo kushtetues, çdo deputet që e voton e shkel Kushtetutën
Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, ka ngritur shqetësim ...
-
Aktakuza ndaj Damkës, Musliu-Shoshi: Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përshëndetur aktakuzën që Prokur...
-
OKB: 613 palestinezë janë vr*arë në pikat e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar këtë të prem...
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...