Lajme

Këta janë tre kandidatët që patën rritjen më të madhe të votave në zgjedhjet e balotazhit

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 15 November 2021

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje janë tre kandidatët për kryetarë komunash që patën rritjen më të madhe në zgjedhjet e raundit të dytë.

Këto grafikone të rritjes së numrit të votave për këta kandidatë i ka publikuar, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Sipas të dhënave në këto grafika Përparim Rama pati rritje me plus 15 mijë e 407 vota, ndërsa Shaqir Totaj është i dyti me një rritje prej 8 mijë e 98 vota .

-Advertisement-

Ndërsa i treti është kandidati i LVV-së, Shpejtim Bulliqi me një rritje prej 3 mijë e 375 vota më shumë.

Kujtojmë që të tre kandidatët fituan në komunat ku garuan në balotazh. Rama doli i pari në Prishtinë me 40.659 vota, Totaj në Prizren me 27.017 vota dhe Bulliqi me 20.282 vota.

Në vazhdim mund të shihni grafikat për të gjithë kandidatët në komuna./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera