Sport

Këta janë tre futbollistët e Feronikelit të ftuar në Përfaqësuesen U-21 të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 16 March 2018

Përzgjedhësi i Përfaqësueses U21, Rafet Prekazi, ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, kundër Azerbejxhanit dhe Gjermanisë, shkruan infokusi.

Në mesin e të ftuarve janë dhe tre futbollistë të KF Feronikelit: Mendurim Hoti, Albert Dabiqaj dhe Florjan Smakiqi.

Orari i ndeshjeve:
22 mars, ora 19:00, Kosova U21 – Azerbejxhan U21
27 mars, ora 18:45, Kosova U21 – Gjermania U21

-Advertisement-

Të dy ndeshjet zhvillohen në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, në Mitrovicë. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera