Lajme

Këta janë të “pafytyrët” e LDK-së sipas nënkryetarit të partisë Fjala 

Autori: Hateme Smajli 20:33 | 18 January 2021

Nënkryetari i Partisë Fjala, Avni Çakmaku, në një intervistë për Gazetën inFokus ka thënë se lista e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka brenda saj, siç i quan ai shumë “Dyfytyrësha”.

Sipas Çakmakut ai që i prin listës për këtë është, Frashër Demaj, e pas tij menjëherë për dyfytyrësi vije Driton Selmanaj.

“Me të vërtet lista e LDK-së është nuk e di a është e hijshme me e thënë, por brenda saj shoh shumë elemente që s’është dashtë të jenë në këtë listë. Ka dyfytyrësi ekstreme brenda kësaj liste, është Frashër Demaj, i pari, Driton Selmanaj i dyti, Alma Lamaj e treta, janë disa figura të cilat me të vërtetë këtij populli i kanë shkaktuar shumë probleme me tendencën e acarimit vetëm për shkak të promovimit personal janë munduar të acarojnë gjendjen dhe situatën politike shumë e që nuk kanë pas nevojë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ndërsa akuza të rënda ai ka pasur edhe për kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa që sipas tij po merr vota duke u thirrur në rugovizëm përderisa ka qenë kundërshtari i tij më i madh.

“Vetë kryetari i kësaj partie lidhje me Rugovizëm nuk ka, sepse edhe ka qenë kundërshtar i madh i Rugovës“, ka deklaruar Cakmaku.

Për më shumë ndiqni intervistën në vazhdim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera