Ekonomi

Këta janë tatimpaguesit borxhlinj në Kosovë (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 22 June 2018

Administrata Tatimore e Kosovës pas paralajmërimit të cilin e kishte bërë në muajin Janar të këtij viti, se do të bëhet publike lista e tatimpaguesve të cilët kanë obligime tatimore të pa shlyera në ATK, sot ka publikuar në ueb-faqen e saj zyrtare listën në fjalë.

Qëllimi i publikimit të kësaj liste është inkurajimi i të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuar me dispozitat e Legjislacionit Tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shëndetësi me te mire, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

-Advertisement-

Synimi ynë i vetëm është ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, andaj ju inkurajojmë që të përmbushni detyrimet tuaja tatimore, në mënyrë që të mos bëheni objekt i ndëshkimeve.

Klikoni linkun e më poshtëm për parë listën:

http://www.atk-ks.org/lista-e-borxheve/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera