Sport

Këta janë super derbit që na presin në javën e gjashtë në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 18 September 2017

Superliga e Kosovës sa po vie duke u bërë edhe më interesant.

Tashmë në javën e gjashtë që do luhet në fundjavën që vjen na presin hiq më pak se katër super përballje, duke mos anashkaluar edhe dy sfida të tjera që parashikohen të jenë shumë interesant.

Së pari sfida kryesore pritet të jetë GJILANI – PRISHTINA, kjo ndeshje do jetë kryendeshja e javës së gjashtë, ku Gjilani ende e pamposhtur do synoj të vazhdoj serin pozitive që ka. Kurse Prishtina pas humbjes në xhiro të parë është këndellur dhe vetëm rezultati pozitiv do i kryente punë.

-Advertisement-

Feronikeli – Trepça ’89, është sfida tjetër interesante e kësaj jave. Feronikeli do jetë më favorit duke parë renditjen tabelare edhe formen pa humbje që po kalon, kurse 89shi, pas dy humbjeve rradhazi do kërkoj këndellie.

Llapi – Vëllaznimi, lideri i Vala Superligës do përballët me befasin e këti ediconi. Llapi padyshim do jetë favorit ngase luan edhe para publikut llapjan, kurse gjakovarët të prirë nga Munishi do kërkojn të shkëpusin pikë nga ky udhtim.

Vllaznia – Drita, derbi i rajonit të Anamoravës, do zhvillohet këtë javë. Vllaznia pas humbjës me Prishtinë në udhtim do kërkoj të këndellet por do ketë punë të vështir jashtëzakonisht shumë ngase takohet me skuadren e Dritës, e cila pas disa rezultateve jo të mira është rikthyer fuqishëm këtë javë duke fituar 3-0.

Ndërsa dy sfidat tjera do jenë Besa – Liria, e cila parashikohet të jetë shumë interesante, dhe Drenica – Flamurtari, derbi për ti ikur zonës së poshtme në tabel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera