Sport

Këta janë sportistët kosovarë që kanë fituar medalje botërore në sportet olimpike

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 24 May 2022

Medalja e bronztë e Donjeta Sadikut në Kampionatin Botëror të Boksit për Femra, ishte historike për boksin kosovar. Boksierja kosovare u ngjit në podiumin e kategorisë deri në 60 kilogramë, duke hyrë në mesin e sportistëve me medalje botërore për seniore.

Medalja e saj ka quar në tetë numrin e sportistëve kosovar që janë ngjitur në podiumin botërorë. Më së shumti janë nga xhudo, të cilës i prinë Majlinda Kelmendi. Kampionia olimpike Rio 2016, ka dy medalje të arta botërore
në vitet 2013 dhe 2014, si dhe një të bronztë në vitin 2019.

Të bronztë nga viti 2019 kanë edhe xhudistet tjera, kampionia olimpike, Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka, kurse Nora Gjakova të njëjtën medalje e ka fituar vitin e kaluar, rreth një muaj para se të bëhet kampione olimpike në Tokio 2020, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

-Advertisement-

Nga sportet tjera, medalist botëror është edhe karateisti Herolind Nishevci. Edhe pse karate nuk është sport olimpik, ai medaljen e bronztë e kishte fituar në tetor të vitit 2016, kur karateja ishte në programin e Lojërave

Olimpike për Tokio 2020. Nishevci mbetet sportisti i vetëm nga konkurrenca e meshkujve, me medalje botërore nga sportet olimpike.

Kosova numëron edhe medalje tjera botërore, por jo nga sportet olimpike, si bodybuildingu sporti universitar, e-sporti etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera