Këta janë kosovarët që i shpëtuan nga banditët disa gra në Gjenevë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2018/09/dsc_02171001te-800x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
08:32 | 20 September 2018
Gratë nuk kishin asnjë mundësi për tu mbrojtur kundër sulmit të keq të banditëve. Vetëm tre kosovarë të guximshëm kanë arritur t`i dëbojnë sulmuesit.
Gjatë këtij sulmi, të plagosura mbetën pesë femra të plagosura. Njëra nga to ka mbetur e shtrirë në dysheme pa vetëdije. Një shoqe e saj e ndriçon në sy me dritën e telefonit të saj – por ajo nuk reagon. Vetëm disa ditë më vonë, ajo ka arritur të zgjohet nga koma. Edhe sot e kësaj dite, viktima nuk mund të shkojë në punë, për shkak të pasojave të asaj që i ka ndodhur. Bile nuk i kujtohet edhe incidenti, shkruan “Tribune de Genève”, përcjell Albinfo.ch.
Më në fund, mëngjesin e së hënës u aktivizuan edhe prangat: Policia franceze arrestoi tre persona të dyshuar që ishin përfshirë në sulmin në Gjenevë. Tani, prokurorja publike e Annecy thotë: Të dyshuarit duhet të jenë një grup prej të paktën gjashtë personash.
Të tre të dyshuarit më në fund u paraqitën para gjykatësit hetues. Ata pranuan se natën e kobshme kishin qenë në vendngjarje, por mohuan ndonjë përfshirje. Të gjithë shtetas francezë dhe midis moshës 20 dhe 25 vjeç. Tre të rinjtë janë nga rajoni i Thonon-les-Bains dhe të gjithë tashmë janë të njohur për delikte të ndrshme.
Pothuajse një muaj e gjysmë pas sulmit, tani janë zbardhur detajet e natës horror të Gjenevës. Gazeta “Tribune de Genève” ka inskenuar ngjarjet e asaj nate në bazë të dëshmive të grave dhënë policisë. Kjo tregon gjithë pamëshirshmërinë me të cilën sulmuesit kanë vepruar mbi viktimat e tyre.
Disponimi ishte i mrekullueshëm asaj nate, kur katër gratë shkojnë në klubin Le Petit Palace në zemër të Gjenevës. Ishte pas orës 03.00 të mëngjesit kur njërës prej tyre i afrohet një i huja dhe ftohet për një pije. Gruaja e re e mban mend mirë këtë person, sepse krahun e kishte vënë mbi banak.
Megjithatë, ajo e refuzon ofertën e njeriut dhe kthehet në sipërfaqen e vallëzimit me shoqet e saj. Aty, gjithashtu, një grua tjetër nga grupi ftohet nga një person tjetër. Më vonë, ai është përshkruar si i hollë dhe me flokë të zinj, transmeton më tej Albinfo.ch. Përveç kësaj, asaj mbrëmje në diskotekë ai kishte veshur një këmishë të verdhë me kafkë dhe kryqëzime mbi të.
Për grupin, mbrëmja përfundon pak më vonë në Le Petit Palace. Gratë e lëshojnë lokalin në mes orës 04.00-05.00 të mëngjesit dhe kanë dashur të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, kur atyre iu bashkua një grua tjetër e re që ishte e rrethuar me persona të panjohur dhe e slumuar fizikisht. Shoqet nuk kanë ngurruar dhe kanë dashur ta zgjidhin mosmarrëveshjen. Por papritur ata e gjejnë veten të involvuar në një grindje të egër.
Sipas deklaratave të grave dhënë policisë, ato papritmas sulmohen nga rreth pesë persona dhe rrihen me goditje e shqelma. Midis sulmuesve dyshohet se ka qenë edhe personi që e kishte vendosur krahun mbi banak.
Në fillim të kësaj jave, hetuesit kanë arritur t`i arrestojnë tre sulmuesit, gjë që ka shkaktuar lehtësim shpirtëror tek viktimat. Avokati i viktimave, Robert Assaël, është duke shpresuar se ndaj tyre do të shqiptohet ndonjë vendim i ashpër. “Ky është një sulm shumë i rëndë. Prandaj sulmuesit duhet të akuzohen për vrasje në tentativë”.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/436678866_1174415503561398_3885675707869739924_n.png)
Të tjera
-
Gjykata Themelore lë në paraburgim për një muaj dy të dyshuarit për fajde dhe detyrim
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen ...
-
ZKA: Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore të kontraktuara nga institucionet në disa raste joefikas e jotransparent
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të perform...
-
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Klinës, Prenk Gjetaj
Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Klinës, Prenk Gjetaj. Ai ishte po asht...
-
Gjermani, procedurat gjyqësore për azil zgjasin shumë/ Çfarë duhet bërë?
Në shumicën e landeve gjermane, procedurat gjyqësore për azil zgjasin shumë. ...
-
Çka thuhet në kërkesën për paraburgim ndaj katër të dyshuarve për fajde, detyrim dhe rrëmbim
Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar masën e caktimit të paraburgimit ndaj...
-
“Linda vajzë, por ndihem djalë”: Rrëfimi i transgjinorit nga Prishtina
Teksa po fliste me nënën e tij, Arzeni në moshën 15-vjeçare vendosi ta thosht...
-
Osmani uron kryetarin e ri të Ulqinit: Nuk jeni vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës si K...
-
Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
Policia ka njoftuar se nusja ka rrahur vjehrrën në Prishtinë. Viktima ka p...
-
Aksident i rëndë trafiku tek zona Industriale në Suharekë, Policia në vendin e ngjarjes
Gjatë mëngjesit te sotëm ka ndodhur një aksident mjaft i rënd trafiku, ku dy ...
-
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 36 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. ...
-
Aksion i madh kundër fajdes në Gjilan, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin kundër fajdeve që ka zhv...
-
Mbi 19 mijë maturantë sot i nënshtrohen testit kombëtar
Sot është ditë e rëndësishme për nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë. ...