Lajme

Këta janë kandidatët për kryetar komunash dhe asamble komunale (Listat)

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 30 August 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 35 parti politike, një koalicion, 30 nisma qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur dhe gjithsej 7080 kandidatë për asamble të komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në ueb-faqen e saj zyrtare listat me emrat e kandidatëve të certifikuar në garën për kryetar të komunave dhe asamble komunale.

KQZ ka caktuar  edhe afatin për ankesa, i cili sot fillon nga ora 16:00, kur edhe është bërë publikimi i listave në uebfaqe dhe zgjatë 24 orë.

-Advertisement-

Në mbledhjen e KQZ  sot është vendosur që komuna e Vushtrrisë të mbetet me numër të njëjtë të kuvendit ashtu siç ka qenë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, me gjithsej 35 kandidatë dhe u është dhënë afat deri të dielën në ora 16:00 të dorëzohen edhe 4 emrat e kandidatëve për certifikim.

Për të parë listat me kandidatët për kryetar të komunave kliko KËTU

Për të parë listat e kandidatëve për këshilltarë në Kuvende të Komunave kliko KËTU

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera