Lajme

Këta janë kandidatët e komunave që janë ankuar për rezultate e KQZ-së

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 01 November 2017

Edhe pak minuta dhe përfundon afati zyrtar për ankesa ndaj rezultateve përfundimtare për kryetar komunë të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

E deri më tani katër kandidat për kryetar të komunave kanë dorëzuar ankesat e tyre në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mul Desku për Indeksonline.
Ndër këto ankesa, kandidati për kryetarit të komunës së Drenasit nga subjekti politik Nisma, Isa Xhemajlaj është ankuar ndaj këtyre rezultateve.

-Advertisement-

“Një (1) nga Kandidati për Kryetar te Komunës se Obiliqit nga radhët e SP – AAK
Një (1) nga Kandidati për Kryetar te Komunës se Junikut nga radhët e SP – LVV
Një (1) nga Kandidati për Kryetar te Komunës se Drenasit nga radhët e SP –NISMA
Një (1) nga Kandidati për Kryetar te Komunës se Parteshit nga radhë e GI Narodna Sloga Partesh” ka thënë në një përgjigje Desku për Indeksonline.

KQZ dje ka publikuar rezultatetet përfundimtare për zgjedhjet lokale.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 19 nëntor, ku qytetarët do tu drejtohen për se dyti herë kutive të votimit në komunat ku nuk është përcaktuar fituesi i zgjedhjeve./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera