Lajme

Këta janë emrat e “mëdhenj” të PAN-it dhe LAA-së që mbetën jashtë Kuvendit!

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 19 June 2017

Në listat e deputetëve të përbërjes së re nuk do të jenë disa nga emrat që në legjislaturat e kaluara konsideroheshin figura të rëndësishme të subjekteve që i përfaqësonin.

Nga koalicioni PAN përveç Hajredin Kuçit, që mbajti pozita të ministrit e të zëvendëskryeministrit, dhe të Arsim Bajramit, po ashtu ministër, në legjislaturën e re nuk do të jenë as Selvije Halimi, Luljeta Veselaj-Gutaj, Abdyl Imeri, Bislim Zogaj, Nait Hasani, Rafet Rama, Shaip Muja e Hajdar Beqa, po ashtu as Nuredin Lushtaku, Naim Fetahu, Fadil Beka, Besim Beqaj, Adem Grabovci, Nehat Baftiu, Agim Çeku, Fatmir Shurdhaj e Salihe Mustafa (të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në listën e PDK-së).

Ndërsa nga subjekti i LDK-së do të mungojnë deputetët e legjislaturës së kaluar: Skënder Hyseni, Sabri Hamiti, Ali Sadriu, Sali Morina, Doruntina Maloku, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi, Njomza Emini dhe Melihate Tërmkolli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera