Lajme

Këta janë dy zyrtarët e MINT-it që u arrestuan për aferën e rezervave shtetërore

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 18 August 2023

Policia e Kosovës sot ka shoqëruar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë.

Gazeta Nacionale ka mësuar se bëhet fjalë për zyrtarët Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica,  këta dy zyrtarë Policia e Kosovës i ka marrë nga shtëpitë e tyre dhe i ka sjell në ambientet e ministrisë, ku po kryhet bastisja.

Shoqërimi i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

-Advertisement-

Ndërkohë, policia është duke e vazhduar aksionin edhe në bastisjen e pronave të Ridvan Muharremi, mikut të kryeministrit Albin Kurti.

Muharremi, që është pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, dyshohet se është ndërmjetës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera