Sport

Këta janë dy trajnerët me të mirë, sipas Leo Messit

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 26 December 2020

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, ka zbuluar se cilët janë dy trajnerët me të mirë sipas tij, shkruan Gazeta inFokus.

Në një intervistë të dhënë për ‘La Sexta’ me gazetarin, Jordi Elvore, Messi ka thënë për të teknikët me të mirë në botë janë Pep Guardioa dhe Luis Enrique.

“Pep ka diçka të veçantë, ai të bën t’i shohësh gjërat në mënyre… si i përgatit ndeshjet, në aspektin mbrojtës, si të sulmosh… ta shoshte saktësisht se ku ishte loja, si duhej të sulmonim për të fituar. Unë isha i pafat, në thonjëza , sepse kisha punuar për shumë kohë me Guardiolën dhe Luis Enriquen, dy më të mirët. Puna e gjatë me ta më bëri të rritem shumë në futboll dhe në mençurinë taktike që ata më mësuan”, ka deklaruar gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.

-Advertisement-

Kujtojmë se Messi lidhet me një transferim të mundshëm tek Manchester City verën e ardhshmë, pasi dihet marrëdhenia e tij e mirë me Guardiolën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera