Sport

Këta janë dy lojtarët të cilët po provon t’i transferoi Milani

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 28 November 2019

Milan është duke pritur përgjigje nga sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic.

Suedezit i skadon kontrata në dhjetor dhe ka deklaruar se do të rikthehet në Evropë, transmeton KosovaPress.

Në Suedi, tifozët e klubit Malmo po e quajnë Ibran, “tradhtar” për shkak se bleu gjysmën e aksioneve të klubit Hammarby.

-Advertisement-

Gjithashtu statuja e tij është duke u ruajtur nga policia sepse është dekoruar me qesë plehrash tek fytyra dhe ka shumë thirrje raciste “Cigan, ti duhet të vdesësh”.

Milan pos suedezit po provon ta forcojë edhe mbrojtjen dhe janë duke shfaqur interesim për mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral.

Transferimin e tij po shpresojnë ta bëjnë duke shitur Ricardo Rodriguez, të cilit i skadon kontrata në janar të vitit 2021 dhe po kërkohet në Gjermani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera