Sport

Këta janë dy lojtarët nigerian që luajtën sot me Dritën

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 28 January 2021

Ekspedita e klubit të Dritës ka disa ditë që po qëndron në Antalia të Turqisë, ku po e kryen fazën përgatitore për stinorin pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Krahas përgatitjeve ekipi gjilanas gjatë ditës së mërkurë ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore.

‘Bardhekaltërit’ kanë pësuar humbje nga skuadra ruse, Nizhny Novgorod, me rezultat 2-0.

-Advertisement-

Klubi i Dritës përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook ka njoftuar se në këtë ballafaqim miqësor janë paraqitur edhe dy futbollistë nigerian, të cilët janë në prova te kampionia aktuale e Kosovës.

Bëhet fjalë për Hendry Austine Onoka dhe Esosa Priestley. Onoka është mesfushor defanziv 22-vjeçar dhe është nga Nigeria, kurse, Priestley është 24-vjeçar, poashtu nga Nigeria, dhe luan si sulmues.

Kjo ishte ndeshja e parë miqësore e skuadrës së drejtuar nga Ardian Nuhiu, derisa deri në fund të fazës përgatitore gjilanasit do ti luajnë edhe disa takime kontrolluese./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera