Këta janë dy emrat e LDK-së për kryeministër
Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 14 May 2017
Avdullah Hoti e Luftfi Haziri vazhdojnë të jenë dy emrat e mundshëm për kandidat për Kryeministër të LDK’së në zgjedhjet e ardhshme.
Hoti e ka përkrahjen e anëtarëve të rinj të LDK’së dhe të Isa Mustafës kurse Haziri po përkrahet prej gardës së vjetër të kësaj partie. Sidoqoftë, askush në LDK s’po flet se kush do t’i prijë kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme.
Naser Osmani thotë se Isa Mustafa duhet të japë përgjigje e Agim Veliu thotë se shpejt do të dihet emri i kandidatit.
Kështu, në garë po vazhdojnë të mbesin Avdullah Hoti, Ministër i Financave dhe anëtar i Kryesisë së LDK’së dhe Nënkryetari Lutfi Haziri, që mban edhe pozitën e Kryetarit të Gjilanit.
Hoti vazhdon ta ketë përkrahjen e Isa Mustafës dhe një pjesë të strukturave të LDK’së derisa Haziri përkrahet nga garda e vjetër e partisë.
Në këtë situatë, Nënkryetari tjetër i LDK’së, Agim Veliu, ka thënë se shpejt do të tregojnë emrin se kush do të jetë kandidat për Kryeministër.
“Organet e partisë shumë shpejt do të dalin me emrin e kandidatit të LDK-së për kryeministër”, tha Veliu, për telegrafin.
Ndërkohë, anëtari tjetër i Kryesisë së LDK’së, Naser Osmani, i cili është mik i afërt i Lutfi Hazirit, ka thënë se Isa Mustafa duhet të tregojë se kush do të jetë kandidat për Shef të Qeverisë.
“Pyetni kryeministrin, nuk jam zëdhënës i partisë unë. Thirre kryeministrin të tregon, nuk dua të prononcohem”, ka thënë Osmani, të dielën për Express.
Ndërkohë, Haziri po vazhdon të mos e thotë asnjë fjalë lidhur me mundësinë e marrjes së përgjegjësisë për të udhëhequr me LDK’në në fushatën zgjedhore.
Dje, Avdullah Hoti, tha se LDK ka kandidatin për Kryeministër derisa konfirmoi se tash për tash synon të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 11 qershor dhe mbahen pasi është rrëzuar Qeveria e Kosovës, pas një mocioni të opozitës të mbështetur nga PDK’ja.
Në tri palë zgjedhjet e fundit, LDK ka dalë partia e dytë, derisa një mandat është udhëhequr nga Fatmir Sejdiu kurse në dy të fundit nga Isa Mustafa.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...