Uncategorized

Këta janë dhjetë borxhlinjtë më të mëdhenj në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 22 June 2018

Rreth 15 mijë biznese në Kosovë nuk i kanë kryer obligime tatimore.

Kjo edhe pas paralajmërimeve të vazhdueshme që Administrata Tatimore e Kosovës u ka bërë.

Madje kjo e fundit ka ndërmarrë edhe një hap përmes së cilit synon ti inkurajoj tatimpaguesit që t’i kryejnë obligimet e tyre,shkruan GazetaFokus.

-Advertisement-

Ajo në uebfaqen e saj ka bërë publike listën e 14905 tatimpagueseve borxhlinj. E borxhi i tyre varion 3 euro deri ne 6.5 milionë euro.

“K.H.T. KOSOVA” është biznes në Prishtinë që i ka më shumti borxh ATK-së, gjithsej 6 milionë e 547 euro.

E dyta radhitet “Kompania Regjionale e Mbeturinave ” Ekoregjioni ” me 3 milionë e 590 euro, pas saj radhitet “N.B.I. RAHOVECI|” me 2 milionë e 570 mijë euro.

Kompania “BEN-AF” SH.P.K.” ka borxh prej 2 milionë e 533 euro ndërsa “N.T.,,Niki” i ka borxh ATK-së, 2 milionë e 305 mijë euro. Kompania “N.T.P. ” Lerti – Com ” i ka borxh ATK-së, 2 milionë e 81 mijë euro.

“ Avokat Kole Puka 2 milionë e 53 mijë ndërsa “P.P. D.M.D” 1 milionë e 959 euro. Administrata Tatimore e Kosovës në dhjetë borxhlinjtë i ka futur edhe “Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Uniteti” SH.A.” dhe “MC COMMUNICATIONS SH.P.K.”

E para i ka borxh ATK-së, 1 milionë e 853 mijë euro ndërsa e dyta 1 milionë e 533 mijë euro, shkruan GazetaFokus.

Publikimi i listës së tatimpagueseve borxhlinj u bë pasi Administrata Tatimore e Kosovës disa here kishte njoftuar të gjithë tatimpaguesit, të cilët kanë obligime tatimore të pashlyera .

E në janar të këtij viti ATK bëri të ditur se do të bëj publike listën e të gjithë borxhlinjve ATK inkurajon të gjithë këta tatimpagues që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuar me dispozitat e Legjislacionit Tatimore, me që pas datës së lartë cekur, do të bëhet publikimi i listave dhe do të ndërmerren veprime ligjore, të cilat parashihen në mbledhjen e tatimeve sipas legjislacionit tatimor. Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtjen ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore”, thuhet në njoftim./GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera