Lajme

Këta janë deputetët me përqindjen më të lartë të mospjesëmarrjes në votime

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 16 August 2018

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar sot përqindjen e mospjesëmarrjes në votime të secilit deputet kur kanë qenë të pranishëm në seancat e Kuvendit të Kosovës.

KDI njofton se kjo përqindje është nxjerrë duke përpjesëtuar numrin e pikave të votimit në të cilat deputeti/ja nuk ka votuar (deputeti/ja ka qenë i/e pranishëm në seancë, por nuk ka votuar as PËR, as KUNDËR, as ABSTENIM), me numrin total të pikave të votimit ku deputeti ka qenë i pranishëm në sallë.

Deputetët me përqindjen më të lartë të mospjesëmarrjes në votime janë: Imet Rrahmani, Lutfi Zharku, Fidan Rekaliu, Doruntina Maloku-Kastrati, Liburn Aliu, Slavko Simiç, Srdjan Mitrovic, Vjosa Osmani-Sadriu, Slobodan Petroviç, Besa Gaxherri, Rexhep Selimi.

-Advertisement-

Listën e plotë të mospjesëmarrjes së deputetëve në votime mund ta gjeni këtu:

Ndryshe, KDI njofton se mospjesëmarrja në votim është shmangie nga përgjegjësia dhe përfaqësimi i qytetarëve.

Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, neni 40, pika 1 e thotë qartë që deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e trupave të tjerë ndihmës të Kuvendit, ku ata janë anëtarë.

Po në të njëjtin ligj, gjegjësisht në neni 41 thuhet që deputetët që nuk marrin pjesë në seancë dhe punimet e tjera brenda Kuvendit do t’iu reduktohet paga bazë dhe kompensimet shtesë.

Deputetë janë të obliguar të marrin pjesë dhe të shprehin mendimin e tyre çfarëdo qoftë ai me anë të votës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera