Sport

Këta janë dembelët e Kombëtares së Shqipërisë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 26 April 2017

Duke parë renditjen e kuqezinjve, në bazë të minutazhit që kanë luajtur vetëm me skuadrat e tyre në të gjithë kompeticionet që në start të edicionit 2016-2017, është lehtësisht e dallueshme se cilët janë edhe “dembelët”.

Arlind Ajeti është më i “diskriminuari”, duke qenë se numëron vetëm 370 minuta me Torinon gjatë këtij sezoni. Në 11-shen e më pak të aktivizuarve mungon një portier, pasi Strakosha është i 12-ti (nga fundi), ndërkohë që Sadiku përfshihet duke qenë se qëndroi i dëmtuar për shumë muaj.

Cikalleshi është gjithashtu në këtë listë, duke qenë se në pjesën e parë të sezonit është aktivizuar fare pak, duke qenë se sulmuesit e Basaksehirit, me formën që treguan, e lanë në stol shqiptarin. Ky i fundit as tek Ahkisarspor nuk është titullar i padiskutueshëm.

-Advertisement-

minutazhi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera