Lajme

Këta janë 21 heronjtë e Policisë së Kosovës që dhanë jetën në detyrë

Autori: Hateme Smajli 20:20 | 29 January 2020

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani 21 policë kanë humbur jetën në detyrë, shkruan gazeta inFokus.

Rasti i 21 është ai i policit Sami Thaçi i cili humbi jetën tragjikisht gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit si pasojë e shpërthimit të një eksplozivi.

Vrasja e parë e një zyrtari të Policisë së Kosovës ka ndodhur 19 vite më parë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për policin Lazim Rexhepin nga komunën e Kamenicës, i cili u vra më 11 shtator 2001.

E vetëm 2 vite më pas Policia e Kosovës humbi edhe tre pjesëtarë të saj, Danush Hasani nga fshati Brod i Ferizajt u vra me 21 gusht të vitit 2003 si dhe isuf Halkaj dhe Sabahate Tolaj nga Deçani me 24 nëntor 2003.

Gazeta inFokus ju sjell listën e plotë të policëve heronjë të rënë në detyrë që nga themelimi e deri në rastin e fundit tragjik të martës mbrëma në Zhur të Prizrenit ku humbi jetën Sami Thaçi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera