Sport

Këta gjashtë futbollistë të Barcelonës mungojnë për ndeshjen ndaj Bayern Munchenit

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 13 September 2021

Skuadra e Barcelonës të martën mbrëma do ta nisë sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, por kësaj radhe pa Lionel Messin, i cili u largua pas 16 viteve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Blaugranët’ në xhiron e parë të fazës së grupeve do të takohen me gjigantin gjerman, Bayern Munchenin.

Sfida mes katalunasve dhe ‘bavarezëve’ do të luhet të martën nga ora 21:00 në stadiumin ‘Camp Nou’.

-Advertisement-

Për këtë ndeshjes trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, nuk do të mund të llogaritë në gjashtë futbollistë shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij.

Bëhet fjalë për Sergio Roberton, Ansu Fatin, Sergino Dest, Ousmane Dembelen, Martin Braithëaiten dhe Sergio Agueron.

Kujtojmë se takimi i fundit ndërmjet dy skuadrave kishte përfunduar me debakël 2-8 nga Bayern Munich./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera