Sport

Këta futbollistë të Përfaqësueses së Kosovës ishin pjesë e formacionit të vitit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 13 January 2018

Në një ceremoni madhështore për shpalljen e laureatëve për vitin 2017, Federata e Futbollit të Kosovës ka zgjedhur formacionin më të mrë të vitit në Superligën e Kosovës, shkruan infokusi.com.

Pjesë e këtij formacioni ishin edhe pesë futbollistë të Përfaqësueses së Kosovës.

Armend Thaçi dhe  Faton Maloku  ishin të ftuar ndeshjen e fundit te Përfaqsuesja e Kosovës.

-Advertisement-

Rron Broja, Florent Hasani dhe Mirlind Daku janë  vazhdimisht pjesë e Kosova U21. Gjithashtu, Hasani është shpallur futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës në vitin që lamë pas.

Formacioni më i mirë i vitit është ky: Faton Maloku, Armend Thaçi, Armend Dallku, Ardian Limani, Rron Broja, Hamdi Namani, Mentor Zhdrella, Xhevdet Shabani, Florent Hasani, Mirlind Daku dhe Genc Hamiti. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera