Sport

Këta dy futbollistë të Superligës duhet të ftohen nga kombëtarja e Kosovës sipas Erdin Hashanit

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 11 March 2021

Trajneri dhe analisti i njohur kosovar, Erdin Hashani, ka folur për ftesat e kombëtares së Kosovës për ndeshjet e muajit mars, shkruan Gazeta inFokus.

Hashani ka treguar emrat e dy futbollistëve që luajnë në Superligë, e të cilët duhet të ftohen nga trajneri Bernard Challandes.

“Unë mendoj që Armend Thaqi e meriton që të ftohet, po ashtu edhe Mirlind Daku duke e parë se çfarë kanë treguar edhe në stinorin e kaluar. Mendoj që duhet të ftohen, sepse me ftesën e futbollistëve nga Superliga respektohet edhe kampionati i Kosovës, pavarësisht se cili futbollist mund që të ftohet. Te paktën të këtë grumbullim nga ndonjë lojtar i Superligës”, deklaroi Erdin Hashani për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

Bernard Challandes pritet që të hënën ta bëjë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars.

Kosova me 25 mars do të luajë miqësore me Lituaninë, kurse me pas do të përballet me Suedinë dhe Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘2022’./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera