Lajme

Këso ushqimi iu shërbehet pacienteve në Gjinekologji (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 25 February 2018

Tri copë të sallamës dhe një fetë buke është mëngjesi që shërbehet për pacientet e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Këto paciente mund të marrin edhe qumësht nëse sjellin me vete gotën pasi edhe ato janë në mungesë, shkruan Infokusi.com.

E ndryshe nga realiteti në menynë e ushqimit që janë të vendosura në shtratin e gjithsecilës parashihet të shërbehet ushqim kualitativ dhe i përshtatshëm për pacientet e Klinikës së Gjinekologjisë. Madje aty parashihet edhe një desert që këto të fundit  nuk e shijojnë pothuajse asnjëherë.

Hiq më mirë se mëngjesi nuk shërbehen as dreka dhe darka, aty dominojnë ushqime të lëngshme por papastërtia dhe niveli i ulët i shërbimit bëjnë që shpeshherë të ngjallet neveri dhe të mos shijohet fare. E në drekë dhe darkë mungesat ndryshojnë, aty zakonisht mungojnë luga, thika dhe piruni e shpeshherë edhe vet buka.

-Advertisement-

E.B ish-paciente e kësaj klinike ka treguar për ‘Infokusin’ për përvojën e saj një javore gjatë qëndrimit të saj në Klinikën e Gjinekologjisë .

‘ Numri i pacientëve është i madh dhe nëse nuk ke fatin të shërbehesh ndër të parat me ushqim, do të mbetesh pa supë, ose pa lugë. Tri copa të sallamës prehen para syve tu dhe një copë e bukës , me vete duhet të marrësh edhe gotën e plastikës nëse do të marrësh edhe qumësht’, ka thënë E.B.

Ajo ka vazhduar duke treguar edhe për ushqimin që shërbehet në drekë dhe darkë

‘ Njëjtë si në mëngjes edhe në darkë dhe drekë mungojnë lugët ndërsa buka nuk shpërndahet sa është e nevojshme me arsyetimin se nuk po hahet e gjitha dhe po mbesin copë”, ka shtuar E.B

Këto nuk janë problemet e vetme me të cilat përballën pacientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës./INFOKUSI

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera