Lajme

Kështu vendosi Gjykata Supreme për ankesat e Bekim Jasharit kundër PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 25 October 2021

Gjykata Supreme ka marrë vendimin pasi ankesat që hodhi poshtë PZAP-ja, lista e Bekim Jasharit i dërgoj edhe në Supreme.

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme, ankesa e Jasharit për Partinë Demokratike të Kosovës për keqpërdorim me vota është pjesërisht e bazuar dhe është pranuar vetëm për një vendvotim të caktuar.

Andaj me këtë vendim të Gjykatës një personi që ka qenë kryesues i Këshillit në një nga vendvotimet nuk i lejohet më që të jetë pjesë e zgjedhjeve.

-Advertisement-

“Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL. A.nr.673/2021 datë 20.10.2021 në pikën I të dispozitivit, pranohet pjesërisht e bazuar ankesa Apr.673/2021 e datës 18.10.2021, paraqitur nga subjekti politik Lista e Pavarur – Bekim Jashari, paraqitur kundër subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të keqpërdorimit në vendvotimin REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA 2 nr.2108B/02D, ashtu që i ndalohet G.Xh. me nr.personal …., Kryesues i Këshillit të Vendvotimit nr. 2108B/02D, në Skenderaj pjesëmarrja në zgjedhje, si kandidat apo edhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor për periudhën kohore, në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, nga dita e marrjes së vendimit”, thuhet në vendimin e Gjykatës

Derisa ankesat tjera të bëra në PZAP nga lista e Jasharit janë hedhur poshtë nga Supremja.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, me seli në Skenderaj, e paraqitur kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.673/2021, Anr.674/2021, Anr.675/2021, Anr.676/2021, Anr.678/2021, Anr.679/2021 të gjithë të datës 20.10,2021, Anr.671/2021, Anr.672/2021, dhe 680/2021. Ankesa e subjektit të njëjtë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.637/2021 hidhet si e palejuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës .

Kutjojmë se në Skenderaj ka fituar, kandidati i PDK-së, Fadil Nura derisa Jashari ka akuzuar këtë parti për blerje votash në sistemin e “trenit bullgar”./Gazeta Infokus/

Ky është dokumenti i plotë:

AA 53-2021++

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera