Lajme

Kështu u dukën gratë e politikanëve në votime

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 17 October 2021

Që nga ora shtatë e mëngjesit janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet komunale. Derisa qytetarët kanë nisur të votojnë, drejt qendrave të votimit janë parë edhe politikanë të ndryshëm, kryesisht të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, shkruan Gazeta Express.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë, dhe nga aty ka ftuar qytertarët që të dalin në votime. Ai është parë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita Haradinaj.


Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar për kryetar të komunës dhe Kuvend Komunal. I njëjti është shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

-Advertisement-

“I ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje, sepse sa më shumë që dalin aq më i fortë është verdikti i qytetarëve”, është shprehur Vitia ndër të tjera.


Drejt kutive të votimit është drejtuar edhe kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokartike e Kosovës, Uran Ismaili, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin në votime për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera