Lajme

Kështu pritet të ndahen ulëset në Kuvend kur janë numëruar mbi 89% e të gjitha votavë, përfshirë diasporën

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 12 June 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar mbi 89 për qind të votave nga zgjedhjet, përfshirë edhe votat e diasporës, ndërsa rezultatet e deritanishme japin një pasqyrë të qartë të ndarjes së mundshme të ulëseve në Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje mbetet forca e parë politike me 43.15 për qind të votave, duke siguruar 49 ulëse. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.04 për qind dhe 24 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 17.13 për qind të votave, që përkthehen në 19 ulëse.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 7.24 për qind të votave dhe pritet të ketë 8 ulëse në Kuvend.

-Advertisement-

Këto janë projeksione të bazuara në rezultatet aktuale të publikuara nga KQZ-ja dhe mund të pësojnë ndryshime të vogla deri në përfundimin e numërimit të plotë të votave dhe certifikimin e rezultateve përfundimtare./Gazeta Infokus

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy