Lifestyle

Keshtu i pergjigjet Hoxha kengetares

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 13 July 2018

Këngëtarja Barbana Dini përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale ka akuzuar hoxhën Elvis Naçi për rikthim të femrës në skllave seksi.

Kjo akuzë e saj erdhi kur hoxha në një ligjeratë të tij, tha që femra nuk duhet të ketë 150 kile por duhet të zbukurohet për bashkëshortin e saj.

“Elvis Naçi më zhgënjeve!

-Advertisement-

Ti nuk je asgjë tjetër perveçse një avokat i meshkujve që tradhtojnë!

Ti nuk bën asgjë më shumë, vetëm po perpiqesh që fajtorët t’i kthesh në viktima dhe viktimat në fajtorë.

Në bazën e harmonisë së një familjeje nuk mund të jetë dieta dhe kthimi i gruas në skllave seksi për burrin.

Femra që predikon ti nuk ka lidhje me Shqipërinë” ishte reagimi i Barbanës.

E pas këtyre akuzave, përmes një video të hedhur në Facebook, Elivisi sqaroi se ligjërata e tij u keqkuptua dhe shkëputi një pjesë ku tregon për rëndësinë e gruas në Islam.

Sipas teologut, gruaja në Islam është ‘Xheneti’ në tokë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera