Kështu mund të veprohet me lëvizjen e lirë sipas Gjykatës Kushtetuese
Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 07 April 2020
Me 76 faqe aktgjykim, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se përse kanë konstatuar se vendimi i Qeverisë Kurti për kufizim lëvizjesh është i jashtëligjshëm.
Aktgjykimi i plotë është publikuar ditën e hënë.
Janë disa çështje kyç që Gjykata Kushtetuese i ka konsideruar të rëndësishme aq sa për ta bërë këtë vendim të jashtëligjshëm, raporton KOHA.
Presidenti Hashim Thaçi në kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të kryeministrit Kurti ka pretenduar se vendimi është në kundërshtim me disa nene të Kushtetutës.
Sipas presidentit, vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me nenin 56 të Kushtetutës.
Neni 56 flet për shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme.
“Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna”, thuhet në paragrafin e parë të këtij neni.
Thaçi pretendonte që kufizimi i lëvizjeve të qytetarëve nuk mund të bëhej pa shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme.
Por Gjykata Kushtetuese e ka interpretuar ndryshe.
“E vërteta është se, siç do të shpjegohet më tutje, kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut mund të bëhet ‘vetëm me ligj’ të Kuvendit, por kjo nuk do të thotë që kufizimi i të drejtave mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, për aq sa është në pajtim me Kushtetutën, mund të bëhet edhe pa shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme”, thuhet në këtë aktgjykim.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...