Lajme

Kështu mund të kontrollohen pacientët në QKMF-në e Vushtrrisë

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 01 June 2020

Nga dita e marte qyetaetarët të Vushtrrisë do të kenë mundësi të kryejnë shërbimet shëndetësore në Qëndren e Mjekësisë Familjare në këtë qyetetë.

Kështu ka bërë të ditur, Kryetari i Komunës së Vushtërris, Xhafer Tahir përmes një komunikate për medie, shkruan Gazeta Infokus.

Por kjo për dallim nga koha para shfaqjes së pandemisë COVID19, do të bëhet përmes terminëve.

-Advertisement-

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Vushtrri nga nesër do të ofrojë shërbimet shëndetësore për pacientët vetëm sipas terminëve që caktohen përmes Qendrës së Thirrjeve pa pagesë në QKMF në numrin 0800 19 420”, thuhet në njoftimin e Shtabit Emergjent.

Përjashtim urgjencave mjekësore të gjitha shërbimet e tjera duhet të caktohen paraprakisht nga ana e pacientëve përmes terminit si masa preventive të përhapjes dhe infektimit me Covid 19.

“Pacientët obligohen që me rastin e vizitës në QKMF, të jenë të pajisur me dorëza dhe maska, në të kundërtën nuk ju lejohet qasja në QKMF”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim.

Po ashtu ndalohet shoqërimi i pacientëve nga ana e familjarëve derisa marrin shërbim në QKMF.Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera