Kështu kishte folur Oliver Ivanoviq për Milan Radoiçiqin – disa muaj para se të vritej
Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 30 September 2023
Në rrjetet sociale po qarkullon një audio incizim i liderit të vrarë të Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq, i cili flet për sistemin kriminal në Kosovë dhe në një moment përmend edhe Milan Radoiçiqin.
Radoiçiqin, i cili këto ditë është sërish në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të konfliktit të armatosur në Banjskë, Ivanoviq e cilësoi si figurë kyçe dhe bartës të vërtetë të pushtetit në veri të Kosovës.
Ai vuri në dukje se pushteti në veri të Kosovës është në duart e “qendrave joformale të pushtetit” dhe se Radoiçiq është i lidhur me to.
Siç transmeton portali “Nova”, në audio-incizimin të disponueshëm në rrjetet sociale, gazetari i thotë Ivanoviqit se si një nga bashkëqytetarët e tij i tha se e kishte përshtypjen se jetonte në një sistem të juntës ushtarake, tranesmeton Telegrafi.
“Një ndjenjë e tillë është. Vetëm se këtu nuk është ushtria, por krimi. Për fat të keq, qendra e pushtetit nuk është në ndërtesën e komunës, ndërtesa komunale bie nën këtë qendër tjetër joformale të pushtetit. Dhe këtu vendoset politika. Ajo që më shqetëson tmerrësisht është se individë nga qeveria serbe përmendin atë qendrën tjetër alternative të pushtetit, qendrën joformale të pushtetit – si shembull për diçka”, theksoi Ivanoviq për BIRN në atë kohë.
I pyetur se cila qendër është, politikani tashmë i vrarë tregon se bëhet fjalë për Radoiçiqin.
“Presidenti përmendi Milan Radoiçiqin, gjë që më shqetëson, të them të drejtën. Jam tmerrësisht i shqetësuar se po merret si shembull i luftëtarit për mbijetesën e Serbisë në Kosovë. Mos citoni, thjesht le të mbetet këtu sepse… Unë po i jap drejtpërdrejt mundësinë që të… Mbajeni mend këtë. Ju do ta keni atë. Ky është ai krimineli”, ka thënë Ivanoviq.
Ndryshe, Oliver Ivanoviq u vra me gjashtë të shtëna nga arma e zjarrit më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.
Nën dyshimin se kishte lidhje me vrasjen e politikanit kosovar, Oliver Ivanoviq, ishte lëshuar një urdhër arresti për nënkryetarin e atëhershëm të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, por ai u tërhoq në mars të vitit 2021 pa shpjegim zyrtar.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale në Prishtinë, Radoiçiq ishte në krye të një grupi kriminal, aktivitetet e të cilit çuan në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Milan Radoiçiq, i cili më herët ishte i lidhur me vepra të ndryshme kriminale, ka pranuar të premten (29.07.2023) se ka qenë organizator i konfliktit të armatosur në veri të Kosovës, ku u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe tre anëtarë të grupit terrorist serb.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...