Lajme

Kështu duket Prishtina e zbukuruar, Shpend Ahmeti thotë se sivjet festat nuk janë të njëjta

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 03 December 2019

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka postuar disa fotografi të shesheve të Prishtinës të rregulluara me drita për festat e fundvitit.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se megjithatë këtë vit festat nuk janë të njëjta.

“Sivjet festat e fundvitit nuk janë të njejta! Megjithatë fëmijët meritojnë të gëzohen kudo që janë”, ka shkruar Ahmeti.

-Advertisement-

Duket se kryetari i Prishtinës ka aluduar në tragjedinë e 26 nëntorit në Shqipëri, ku nga një tërmet prej 6.4 shkallë të Rihterit në Durrës dhe rrethinë vdiqen 51 persona, ndërsa u lënduan qindra të tjerë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga kryeqyteti i zbukuruar:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera