Sport

Kështu duket grupi i Kosovës pas humbjes nga Suedia

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 09 October 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka pësuar edhe humbjen e radhës në kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ kësaj radhe janë mposhtur në udhëtim te Suedia me rezultat 3-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e gjashtë të Grupit B.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Friends Arena’ në Stokholm, golat për suedezët i realizuan Emil Forsberg (29’), Aleksander Isak (62’) dhe Robin Quaison (79’).

Kjo ishte humbja e katërt e Kosovës nga 6 takime të zhvilluara dhe matematikisht nuk ka gjasa të kualifikohet në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

‘Dardanët’ renditen të katërti në Grupin B me 4 pikë, kurse Suedia mbetet e dyta me 12 sosh.

Më poshtë keni renditjen e Grupit të kombëtares së Kosovës./Gazeta inFokus/

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Group Ð 1. Spain MP 2. G Sweden Sweden PTS 6 3. 13:5 13 Greece 5 4. 10:3 12 Kosovo 5 5. 7:4 9 Georgia 6 3:12 6 2:11 1"

Të tjera